Gazetarja polako-amerikane Anne Applebaum do të marrë çmimin ”Peace Prize of the German Book Trade 2024”. Applebaum është një shkrimtare e revistës “The Atlantic” në Shtetet e Bashkuara, e cila ka shkruar gjerësisht për Evropën Qendrore dhe Lindore. Ajo është fituese e çmimit ”Pulitzer” për librin e saj mbi historitë e sistemit Gulag të kampeve të punës në burgjet e Bashkimit Sovjetik.
Çmimi ndahet tradicionalisht në fund të Panairit të Librit në Frankfurt, një nga ngjarjet më të mëdha të industrisë botuese në botë dhe këtë vit do të prezantohet më 20 tetor. “Në një kohë kur vlerat dhe arritjet demokratike karikaturohen dhe sulmohen gjithnjë e më shumë, vepra e tij mishëron një kontribut të jashtëzakonshëm dhe të domosdoshëm për ruajtjen e demokracisë dhe paqes”-lexohet në tekstin e çmimit. Anne është një kritike e shpeshtë e regjimeve autoritare dhe ka paralajmëruar prej kohësh për kërcënimin e politikave të dhunshme ekspansioniste nga presidenti rus Vladimir Putin. Applebaum u lind në Uashington në vitin 1964 nga prindër hebrenj. Ajo ka jetuar në Poloni për dekada.