Botë e Çuditshme

Gazetarja amerikane “pushtohet” nga luanët e detit teksa po raportonte nga New York-u!

Së fundmi një gazetare po raportonte drejtpërdrejt nga hapja e Panairit Altamont në veri të Nju Jorkut kur vendosi të qëndronte pranë dy luanëve të detit. Giuliana Bruno u shpreh se: “Ky është i vetmi rast që kam qenë ndonjëherë me një luan deti më parë”-tndërsa luani i detit në të djathtën e saj fillon të mbështetet tek ajo duke prekur mikrofonin e saj. “Dhe tani nuk dua të largohem”-thotë gazetarja, teksa drejtuesit e News 10 dëgjoheshin duke qeshur nga studio. “Ndjehem sikur jam pjesë e saj dhe tani jemi familje”-vazhdon Bruno, ndërsa luani i detit vendos kokën mbi supin e saj.