Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.
Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.
Ndërkohë, i ftuar në “Big Brother Radio” ishte gazetari Gerald Qerimi, i cili bëri një analizë të detajuar të banorëve dhe situatave të “BBVE3”.
Big Brother është bërë pjesë e jetës sonë. Jetmiri është një fitues që mbahet mend, por dinamikat e lojës në fromatin VIP janë të ndryshme. Ata janë njerëz televizioni, Jetmiri nuk është një personazh televiziv. E takova Jetmirin disa minuta para hyrjes dhe më tha ‘shijoje se do bëj namin’. Nuk e kam parë ende këtë gjë, por besoj për ja dy javë ai do shpërthejë. E përçau Romeon dhe Meritonin. Mendoj se ka qenë strategjia e Jetmirit. Meritonit i mbaroi loja me Ilnisën, tani janë thjesht çift. Donte të përfshinte Sarën, Riken, por Meritoni nuk ia doli…