Botë e Çuditshme Lifestyle

Gatoi për gati 100 orë pa ndalim, kuzhinierja nigeriane hyn në Rekordet Botërore Guinness!

Përpjekjet e një shefe nigeriane për të thyer rekordin për të gatuar pa pushim janë njohur zyrtarisht nga Rekordet Botërore Guinness. Hilda Baci u kthye në fenomen kombëtar pasi ka gatuar për katër ditë me radhë muajin e kaluar. Ajo gatoi për 100 orë dhe iu lejua një pushim prej pesë minutash çdo orë ose ekuivalenti i kësaj periudhe për disa orë.

Megjithatë, Rekordet Botërore Guinness ka rekordin e saj e ka të regjistruar në 93 orë 11 minuta, duke i hequr shtatë orë për të bërë një pushim më të gjatë se sa lejohej në një rast, raporton BBC. Por ajo gjithsesi e theu rekordin e mëparshëm me më shumë se pesë orë, rekord ky i cili ishte thyer në Rewa, në Indinë qendrore në vitin 2019 nga kuzhinieri indian Lata Tondon.

Shefja e kuzhinës Baci, 27 vjeçe, përdori më shumë se 100 pjata të ndryshme nga momenti kur ndezi sobën e saj të enjten e 11 majit. Ajo ndaloi së gatuari të hënën e 15 majit. Asnjë zyrtar i Rekordeve Botërore Guinness nuk ishte në ngjarje në zonën e Lekki në Lagos, por ata më vonë rishikuan pamjet që ishin regjistruar nga kamerat e sigurisë.

Në përpjekjen e saj për thyerjen e rekordit, Hilda gatoi kryesisht ushqime nigeriane, të tilla si orizi jollof, si dhe lloje të ndryshme orizi dhe makaronash, dhe gjithashtu bëri akara, një ushqim popullor i bërë nga fasule të skuqura. Ushqimi iu shpërnda mysafirëve të ftuar. Sipas rregullave të Rekordeve Botërore Guinness, asaj i lejohej vetëm një asistente në të njëjtën kohë dhe lejohej të përdorte tualetin ose të dremiste vetëm gjatë pushimeve të saj.