Po vjen momenti i zyrtarizmit të transferimit të Kylian Mbappesë te Reali i Madridit.
Sapo të nisë java, klubi “merengues”, fitues i freskët i Champions League-s, do të njoftojë marrëveshjen me “yllin” francez, që mbërrin në kryeqytetin spanjoll si lojtar i lirë, pas përfundimit të kontratës me PSG-në.
Çdo dokument është nënshkruar, vulosur, plotësuar.
Mbappé e mori vendimin e tij në shkurt dhe më pas ai përfundoi zyrtarisht të gjitha hapat për lëvizjen e madhe. Ai mund të konsiderohet lojtar i ri i Real Madridit.
Sulmuesi francez konfirmoi muajin e kaluar se po largohej nga Paris Saint-Germain pas shtatë vitesh, dhe nëna e tij, Fayza Lamari, ka pranuar se ai do të shkojë “aty ku të gjithë e dinë”, por nuk ka pasur një njoftim zyrtar për destinacionin e tij.
Reali dëshironte të priste derisa të përfundonte sezoni (pas të luhej finalja e Championsit) përpara se të lëshonte një deklaratë publike.
Ata nuk parashikojnë të jenë në gjendje të prezantojnë Mbappé deri në mes të korrikut, sepse Franca po përgatitet për turneun e kësaj vere. Mbetet për t’u parë nëse Mbappé do të marrë pjesë edhe në Lojërat Olimpike.
Në fakt, do të njoftohet vetëm nënshkrimi me Mbappenë, ndërsa prezantimi do të bëhet pasi të përfundojë Kampionati Evropian, pasi sulmues është nën urdhrat e Deschamps për evetin madhor të verës.
Pas finales së Championsit, Carlo Ancelotti refuzoi të komentonte mbi të ardhmen e Mbappesë, duke thënë se ai nuk do të fliste për lojtarë që nuk janë ende pjesë e Relit, por Jude Bellingham tha se Mbappe sulmuesi “do të na çojë në nivelin tjetër”.