Sport

Gati të mësohet dhe çerekfinalistja e fundit, ja si rreshtohen skuadrat në sfidën Austri-Turqi!

Austria dhe Turqia masin forcat në Leipzig, aty ku luajnë dhe sfidën e fundit të fazës së 1/8-ave.

Austriakët duken pretendent pasi dolën të parët në Grupin D, duke lënë pas Francën dhe Holandën, teksa do të tentojnë fitoren e radhës për të qenë një surprizë e madhe këtë Europian.

Nga ana tjetër, turqit u kualifikuan të dytët në Grupin F, pas Portugalisë dhe duan të avancojnë më tej në këtë kompeticion.