Tuna prej kaq shumë vitesh në showbiz-in tonë ka vendosur të bëhet pjesë e një organizate zviceriane të quajtur ‘For Children Smile’ dhe kauza për të cilën këngëtarja do të punojë është shumë humanitare. Tuna ka publikuar pak më parë një Instastory të një fotografie ku duken anëtarët e organizatës dhe vetë këngëtarja, teksa e shoqëron me mbishkrimin:
Gati për rrugëtimin tonë
Duket se Tuna e ka marrë shumë seriozisht këtë nismë kaq humanitare dhe për atë tanimë është një rrugëtim!
Pak kohë ka që kur Dafina dhe Tuna rregulluan marrëdhënien e tyre pas një ‘armiqësie’ disa-vjeçare. E mesa duket, kjo armiqësi është kthyer në një shoqëri, shumë të mirë madje. Teksa po zbulonte nga pak emrat e artistëve me të cilët do të bashkëpunonte për albumin më të ri që po lançon “Dafinë moj”, këngëtarja ka zbuluar emrin që nuk e prisnim.
Pas bashkëpunimit të tyre para plot 11 vitesh, nuk dihet se çfarë ndodhi mes tyre, por ajo që dihet është se dyshja po rikthehet fuqishëm.