Celebrities Music Showbiz

Gati 1 vit pa asnjë projekt të ri, rikthehet Besa Kokëdhima, jep detaje për këngën e re

Këngëtarja, Besa Kokëdhima është një figurë mjaft e dashur për tregun muzikor shqiptar. Shumë këngë të saj janë shndërruar në hite dhe janë pëlqyer mjaft nga publiku. Nuk dihet se për çfarë arsye, por Besa bëri një pauzë gati 1-vjeçare duke mos sjellë asnjë prurje të re. Gjithsesi, ajo ka qënë aktive në rrjete sociale për kauzat ndaj mbrojtjes së kafshëve, pasi njihet si aktiviste për mbrojtjen e të drejtave të tyre. Së fundmi, Besa ka vendosur të rikthehet në muzikë dhe ka dhënë disa detaje rreth këtij projekti të ri të saj.

Kënga titullohet “Margjelo” dhe do të publikohet në datën 8 Maj. Besa nuk ka dhënë detaje të mëtejshme nëse do të jetë e shoqëruar me videoklip ose jo, por për më shumë na mbetet të presim deri në ditën e publikimit. Mos ndoshta ky do të jetë një ripunim i këngës shkodrane folklorike me të njëjtin emër? Këtë pritet ta mësojmë në vijim.

Këngëtarja, po jeton aktualisht mes Francës dhe Shqipërisë, dhe në një inervistë të dhënë për “Pardon My French” në Top Albania Radio ka folur më shumë për jetesën e saj të re atje, ku u shpreh se në Shqipëri e rikthen dashuria për vendin e saj.