Gashi, një nga artistët më të talentuar dhe me famë ndërkombëtare, është njat aktiv në rrjete sociale dhe numëron mbi 1 milion ndjekës në Instagram. Artisti shpesh ka ndarë me fansat e tij detaje apo mendime mbi çështje të ndryshme, siç ka qenë dhe beteja e tij me ankthin dhe paqen shpirtërore.
Së fundmi ai ka treguar se ka marrë disa kritika lidhur m peshën e tij trupore. Gashi ka treguar se kur është dobësuar të gjithë i thoshin që ta ndalojë së konsumuari drogë, ndërsa tani që është më i shëndoshë të gjithë komentet janë negative. Nëpërmjet disa postimeve në InstaStory, artisti është shprehur në lidhje me këtë se:
Për njerëzit që më quajnë të shëndoshë… Mund të shkoj gjithmonë në palestër… Të humbas pak peshë… Por ju do të jeni gjithmonë të shëmtuar si brenda dhe jashtë.
Gashi ka vijuar më tej duke thënë:
Kur humba peshë vitin e kaluar, kur shkova në palestër, të gjitha komentet ishin ‘ndalo së konsumuari drogës, dukesh i çmendur’, ‘bëj palestër ti dukesh i shëndoshë’. Në këtë pikë do të pendohem edhe nëse i kushtoj vëmendje. E dua jetën time dhe atë se kush jam, kjo është hera e fundit që flas për këtë.
Këtë vit, ai është përqëndruar tek albumi i fundit, që mban titullin “1984”. Në një postim në Instagram, Gashi tregoi se e quajti albumin “1984” sepse vuan nga ankthi dhe gjen paqe vetëm kur është në shtëpi duke parë filma ose duke dëgjuar muzikë të viteve ’80.
Më herët, Gashi ka nënshkruar një kontratë me studion muzikore “RCA Records”. Kjo studio muzikore është në pronësi të “Sony Music Entertainment”, që është kompania muzikore më e njohur në mbarë botën. Teksa, kujtojmë se reperi Gashi ka në repertorin e tij këngë me artistë shumë të njohur ndërkombëtarisht, si French Montana, Dj Snake, Pink.