Për dy ditë me radhë në zonën e Belshit u mbajtën garat e kampionatit Kombëtar të kronometrit dhe të rrugës për U-23 Elitë, kadetë, femra dhe Junior.
Bëhet fjalë për një cirkuit prej 147 km të kategorisë elitë, me një shpejtësi mesatare prej 34.7 km në orë. Në këtë aktivitet merrnin pjesë përveç çiklistëve shqiptarë edhe të huaj, të cilët sfiduan edhe temperaturat e larta në vendin tonë.
“Është hera e parë që vij në Shqipëri dhe marrim pjesë me një sportistin tonë në kampionatin shqiptar. Një ditë më herët morëm një rezultat të mirë, vendin e tretë. Patëm një pritje të ngrohtë nga presidenti dhe miqtë e tjerë në Shqipëri. Mendoj të qëndroj edhe 15 ditë në Shqipëri për të eksploruar më shumë këtë vend. Sa i përket garave, presim rezultate në rritje të sportistit tonë”.
Sa i përket fituesve, vendi i parë në kategorinë U-23 Elitë i takoi Olsion Veliajt nga ekipi i Tiranës, i cili dominoi si në garat e kronometrit, ashtu edhe në atë të rrugës.