Fenomeni më i diskutuar momentalisht është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 dhe hyrjet e reja po përfliten kudo në rrjet, duke u kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre.
Nëpërmjet një zarfi të bardhë gjatë mbrëmjes së djeshme është luajtur një lojë anonime, ku çdo banor ka patur mundësinë të kryejë në fshehtësi rreth 15 pyetje për secilin personazh brenda në shtëpi. Kjo lojë mes tyre ka ngjallur mjaft kuriozitet dhe debate për çështjet e diskutuara. Një pyetje ka ardhur për Tea Trifonin, e cila u pyet se cili ka qenë gabimi më i madh që ka bërë në jetë. Ajo u përgjigj:
Mënyra se si e trajtova të gjithë kohën kur isha tek Për’puthen.
Luizi dhe Tea u zgjodhën nga publiku si fituesit e provës së javës për shkak të këngës që kënduan të shtunën. Për këtë fitore ata darkuan së bashku dhe gjatë darkës mes tyre në shtëpinë e “BBV2”, Luizi dhe Tea diskutuan për strategjitë që kanë përdorur për lojën.
Këtë javë të nominuarit nga banorët janë Bjordi, Tea, Efi dhe Armaldo. Disa nga banorët kanë thyer përsëri rregullat, duke folur për nominimet. Së fundmi Amos, Dea dhe Bjordi kanë biseduar në oborr, ku kanë shprehur edhe mendmin e tyre se kush nga banorët mund të eleminohet të martën. Sipas Amosit këtë javë eleminohet Tea dhe sipas Bjordit më i rrezikuari është Armaldo.