Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Gabimi më i madh i karrierës së tij, George Clooney refuzon kategorikisht të kthehet në rolin e “Batman”!

Aktori i njohur George Clooney tha së fundmi për Entertainment Tonight se nuk do e luajë më rolin e Batman. Clooney ka deklaruar më parë se pranimi i rolit të Batman ishte një nga gabimet më të mëdha të karrierës së tij. 62-vjeçari së pari luajti personazhin ikonë në “Batman & Robin” nga 1997 me Arnold Schwarzenegger dhe Uma Thurman.

George u shfaq në fillim të këtij viti në një rol të shkurtër si Bruce Wayne në skenat e fundit të “The Flash”. Për paraqitjen e tij të shkurtër në film, Clooney donte të vishte të njëjtin kostum “Batman” që kishte veshur më parë. Në podcastin e Awards Chatter, ai pranoi se filmi “Batman & Robin” nuk është i mirë.

Aktori e quajti filmin të dështuar në vitin 2019 dhe tha se ka marrë një mësim prej tij. “Unë nuk isha vetëm një aktor që mora një rol në film, unë isha përgjegjës për filmin”,-tha Clooney. Që atëherë, aktori dhe regjisori Ben Affleck ka marrë rolin, me Clooney që më parë i kishte thënë që të mos ndiqte hapat e tij. “Unë në fakt fola me të për këtë. Unë i thashë: ‘Mos e bëj këtë.’ Kjo ishte vetëm nga përvoja ime”- i zbuloi Clooney Howard Stern në 2020. Por Clooney beson se Affleck bëri një punë të shkëlqyer. Ndërkaq, Robert Pattinson është aktori i fundit që luan një superhero në “The Batman” me Zoë Kravitz si “Catwoman”.