Lifestyle Love & Sex

Gabimet që duhet të evitoni në shtrat tani e tutje, për të pasur një jetë seksuale më të shëndetshme…

Me siguri nuk keni nevojë për ndonjë studim që t’jua tregojë këtë, por hulumtimet e fundit tregojnë se seksi është përbërësi më thelbësor për t’i bërë funksionale lidhjet afatgjate. Në fillim të lidhjes, seksi dhe pasioni nuk janë aq të vështira, por gjërat mund të vështirësohen paksa teksa vitet kalojnë. Nëse keni probleme të tilla, atëherë mos i bëni këto gabime të zakonshme…

Së pari, mos mendoni se keni nevojë të dilni që të lidheni me njëri-tjetrin. Nëse jeni si çiftet e zakonshme, gjëja e parë që bëni për t’u rilidhur është të caktoni një natë për të dalë së bashku në restaurant apo kudo. Tammy Nelson, terapist i seksit dhe lidhjeve këshillon:

Ideja është se pas një darke të shtrenjtë, qirinjve dhe verës, ju do të ktheheni në shtëpi dhe do të mendoni se do të bëni seks pasionant. Por, çfarë ndodh në të vërtetë pas këtyre gjërave? Shumica e çifteve nuk duan gjë tjetër përveç se të shkojnë të flenë.

Prandaj, në vend që të bëni këtë, ai sugjeron që t’i lini fëmijët të dalin jashtë, teksa ju qëndroni në shtëpi dhe e shijoni çdo sekondë të shenjtë.  Një tjetër gabim është shmangia e seksit sepse nuk jeni në humor. Jeta e një të rrituri mund të jetë tejet e lodhshme dhe stresi mund ta zvogëlojë dëshirën seksuale, thotë Nelson. Por, nëse prisni derisa të keni shumë kohë të lirë që të bëni seks, atëherë mund të prisni shumë gjatë. Prandaj, më mirë është që ta bëni atë dhe të jeni mirënjohës për këtë. Kontakti seksual ju bën të ndiheni më të lidhur dhe e zvogëlon stresin në martesë.