Një kamera e NASA-s ka kapur fytyrën e një ariu në sipërfaqen e planetit Mars. Formacioni gjeologjik ka formë të rrumbullaktë, me dy kratere që ngjajnë me sy. Ndërsa, një strukturë në formë V-je krijon ilizionin e hundës së ariut. Fotoja të kujton një tjetër “fytyrë” qiellore të parë nga një observator hapësinor i NASA-s në tetor 2022, kur dielli dukej duke buzëqeshur për shkak të njollave të errëta të quajtura vrima koronale.
Marsin e kaluar, roveri Curiosity vuri re një formacion shkëmbor që i ngjante një luleje në Mars. Kamera HiRISE është projektuar për të kapur imazhe të detajuara të sipërfaqes së Marsit, duke përfshirë veçori të vogla deri në 1 metër. Kjo i ndihmon shkencëtarët e NASA-s të studiojnë atmosferën, motin dhe klimën marsiane dhe mënyrën se si ato ndryshojnë me kalimin e kohës.
Ndërkohë, në dhjetor, roboti Perseverance i dërguar në Mars ka arritur të regjistrojë zhurmën e një stuhie në planetin e kuq. Stuhia kaloi shumë pranë robotit teksa ai po eksploronte një liqen të lashtë në Mars dhe për shkak se e kishte mikrofonin ndezur, regjistroi gjithçka. Stuhitë e fuqishme janë të zakonshme në Mars dhe janë pjesë e panoramës meteorologjike në këtë planet.
NASA ka zbuluar planet për të ndërtuar një raketë me energji bërthamore që mund të shkurtojë kohën e udhëtimit në Mars nga shtatë muaj në vetëm 45 ditë. Raketa mund të përdoret për të transportuar si njerëz ashtu edhe mallra nëpër Sistemin Diellor, duke reduktuar ndjeshëm rreziqet kryesore që lidhen me udhëtimin ndërplanetar, siç është ekspozimi ndaj rrezatimit.