Futbollisti shqiptar i cili luan me Arsenalin orë më parë ka konfirmuar për publikun një lajm shumë të bukur. Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij Leonita është në pritje të ëmbël dhe dyshja do të bëhen prindër për herë të dytë.
Rreth dy vite më parë çifti i famshëm mirëpritën ardhjen në jetë të vogëlushes Ayana dhe jetët e tyre ndryshuan përgjithmonë. Tashmë Graniti dhe Leonita do të bëhen sërish prindër dhe këtë e ka bërë të ditur vetë futbollisti përmes platformave sociale.
“Familja jonë e vogël po rritet…Mezi po presim të të njohim”, -shkruan ai në përshkrimin e një fotoje të ëmbël familjare të postuar në Instagram.