Futbollisti i njohur shqiptar, Eros Grezda, disa muaj më parë kurorëzoi dashurinë e tij me martesë me këngëtaren Ajsel Abazi. Tani duket se dyshja janë në pritje të fëmijës së tyre të parë dhe këtë e ka bërë të ditur për publikun vet futbollisti me origjinë nga Gjakova. Ai publikoi një fotografi të përbashkët me gruan e tij në Instagram, ku shihet duke mbajtur me duar barkun e saj të rrumbullakosur. “Mezi pres që të takoj”,-ka shkruar Grezda në mbishkrimin e kësaj fotografie.
View this post on Instagram
Rikujtojmë, se Erosi ka qenë i përfolur disa herë në media për jetën e tij private, ku dhe bëri bujë me lidhjen e tij me modelen Oriola Marashi.