Pas sukseseve të sezoneve të kaluar, këtë javë nis sezoni i tretë i emisionit “Më lër të flas” moderuar nga vëllezërit Veshaj. Me një larmishmëri temash, të ftuar VIP, lojërash dhe performancash në studio, “Më lër të flas” sjell alternativën më të mirë për të kaluar disa momente me të qeshura, energji dhe situata që nuk i keni parë në asnjë program televiziv. Sezoni i ri do të nis këtë javë, çdo të shtunë nga data 30 shtator në ekranin e Top Channel do të jemi nën shoqërinë e vëllezërve Veshaj.
Së fundmi faqja zyrtare e emisionit ka publikuar promon e episodit të kësaj jave dhe ka zbuluar të ftuarin special. Mbrëmjen e sotme surpriza e kombëtares shqiptare, Jasir Asani, në një rrëfim ekskluziv për “Më lër të flas” me vëllezërit Veshaj.
View this post on Instagram
E ftuar në emisionin “Më lër të flas” të vëllezërve Veshaj ka qenë aktorja e njohur Olta Gixhari. Ajo ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me eksperiencën e saj më të re në Dancing With The Stars si anëtare jurie, rolin e saj kryesor në filmin “Në Kuadër të Dashurisë” dhe si ka ndryshuar jeta e saj në njëfarë forme pas daljes së saj nga shtëpia e BBV.