Marka prestigjioze e modës, Balenciaga, ka kërkuar falje dhe ka tërhequr fushatën e festave të fundvitit, pasi ngjalli reagime të mëdha dhe të ashpra në rrjet. Në këtë reklamë shfaqen dy vajza të vogla, që mbajnë arusha pellushi, të lidhur me disa litarë që u konceptuan nga shumë persona si veshje robërie. Ndërkaq, një kritik i modës ka nxjerrë në pah një tjetër foto nga e njejta fushatë që tregon disa dokumenta të vendosura nën një çantë Balenciaga.
Dokumentat duket se janë një çështje gjyqësore për pornografinë e fëmijëve. Në një deklaratë të postuar në Instagram Stories, Balenciaga kërkoi falje duke thënë:
Ne kërkojmë një falje të sinqertë për çdo ofendim tonin. Çantat tona prej pellushi nuk duhet të ishin paraqitur me fëmijë në këtë fushatë. Ne e kemi hequr menjëherë fushatën nga të gjitha platformat.
the brand "Balenciaga" just did a uh….. interesting… photoshoot for their new products recently which included a very purposely poorly hidden court document about 'virtual child porn'
normal stuff pic.twitter.com/zjMN5WhZ0s
— shoe (@shoe0nhead) November 21, 2022
Rikujtojmë, se koleksioni i ri i çantave të Balenciaga-s ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve për shkak të modelit unik. Marka luksoze e modës është bashkuar me kompaninë e famshme amerikane Lay’s për të krijuar një çantë të re që duket si një qese patatinash. Çanta e frymëzuar nga Lay’s bëri debutimin e saj në Javën e Modës në Paris së fundmi. Çantat janë në ngjyra si çeset e patatinave të Lays, të verdhë, blu dhe të kuqe.