Një aksident trafiku me dy të vdekur ka ndodhur në Rodos mesditën e së mërkurës.
Aksidenti ka ndodhur në orën 12:30 të mesditës, në kilometrin e 4-të të rrugës nacionale Anatolikes Aktes – Aeroport.
Sipas informacioneve, një furgon i drejtuar nga një shtetas shqiptar, me dy britanikë në bord, në rrethana të paqarta ka devijuar nga korsia drejt Falirakut dhe është përplasur kokë më kokë me një makinë që drejtohej nga një 57-vjeçar grek.
Nga mbetjet e dy automjeteve, greku dhe një britanik u gjetën të vdekur, ndërsa shqiptari dhe një britanik u plagosën dhe u dërguan në Spitalin e Përgjithshëm të Rodos dhe po trajtohen në gjendje të rëndë.
Nëntë zjarrfikës me katër automjete kanë tentuar të nxjerrin personat në automjete