Miliarderi Elon Musk së fundmi ka thënë se kompania e tij ‘Neuralink’ planifikon të vendosë çipa në trurin e njerëzve që nga viti i ardhshëm. Sipas mediave të huaja, këto çipa do të implantohen në trurin e njerëzve për të regjistruar dhe stimuluar njëkohësisht aktivitetin e trurit.
Musk synon që çipi në fjalë të ketë aplikime mjekësore, të tilla si trajtimi i lëndimeve serioze të shtyllës kurrizore dhe çrregullimeve neurologjike. Gjatë një interviste të transmetuar drejtpërdrejt në Samitin e Këshillit të CEO të Wall Street Journal Musk u pyet se çfarë planifikonte të bënte Neuralink në 2022.
Ndërkohë, Musk u përgjigj:
Neuralink funksionon mirë te majmunët dhe ne në fakt po bëjmë shumë testime dhe po konfirmojmë se është shumë i sigurt dhe i besueshëm dhe pajisja Neuralink mund të hiqet në mënyrë të sigurt. Shpresojmë ta kemi këtë edhe tek njerëzit, të cilët do të jenë persona që kanë lëndime të rënda të shtyllës kurrizore si tetraplegjikë. Jemi në pritje të miratimit nga FDA.
Rikujtojmë se njeriu i dytë më i pasur në botë, ka përmbushur njërin prej zotimeve të tij për të mos pasur asnjë shtëpi. Ceo i ‘Tesla’ dhe ‘Space x’, ka shitur shtëpinë e tij në Silicon Valley për 30 milion dollarë, 7.5 milion dollarë më pak se çmimi fillestar i kërkuar.
Musk, i cili ka një vlerë neto prej 151 miliardë dollarësh, ishte shprehur më herët se prona prej 47 hektarësh në jug të San Francisko-s ishte ‘shtëpia e fundit që i kishte ngelur’. Musk, aktualisht jeton në një shtëpi me qira, me vlerë 50,000 dollarë në Boca Chica, Teksas, pranë fabrikës së tij të prodhimit të raketave Space Exploration.
Së fundmi gjithashtu Musk deklaroi përmes Twitter-it se ne duhet të jetojmë në kupola xhami përpara se të kolonizojmë planetin e Marsit. Thënë ndryshe, Musk dëshiron të realizojë ëndrrën e tij për t’i bërë njerëzit një lloj “specie” multiplanetare dhe ndërtimin e kolonisë së parë në Mars deri në vitin 2050.