Tech

Funksioni me Al i Google që përdor fotot tuaja për t’u përgjigjur pyetjeve!

Në maj, Google prezantoi një veçori me Al të quajtur “Ask Photos”. Gjatë prezantimit të funksionit, Geminit iu kërkua të identifikonte numrin e targës së përdoruesit. Për të marrë përgjigjen, Gemini kaloi nëpër fotografitë e personit për të gjetur një foto të makinës së tij me targa të lexueshme lehtësisht. Bëhet e ditur se me “Ask Photos”, mund të përdorni Geminin për të organizuar më mirë fotot tuaja.

Për shembull, mund ta përdorni për të shfaqur fotografi që detajojnë ecurinë e mësimeve të tenisit të fëmijës suaj, ose mund të bëni një udhëtim dhe të pyesni Geminin se çfarë organizimi keni pasur për festat e ditëlindjes së fëmijës suaj. Ju madje mund të zbuloni se si e keni dekoruar tortën e ditëlindjes çdo vit. Nëse përgjigja mund të jetë në një fotografi që keni ruajtur në aplikacionin Photos, Ask Photos do ta gjejë atë.

Google ka prezantuar një veçori të re që do t’i lejojë njerëzit të kërkojnë në internet me anë të videos. Kërkimi me video do t’i lejojë njerëzit ta drejtojnë kamerën e tyre drejt diçkaje, të bëjnë një pyetje në lidhje me të dhe të marrin rezultate kërkimi. Bëhet e ditur se përdoruesit e Android dhe iPhone globalisht do të kenë qasje në funksion duke aktivizuar “Përmbledhjet e AI” në aplikacionin e tyre Google, por ai do të mbështesë vetëm gjuhën angleze në fillim.

Kjo është lëvizja më e fundit nga gjiganti i teknologjisë për të ndryshuar mënyrën se si njerëzit kërkojnë në internet duke përdorur inteligjencën artificiale. Google prezantoi rezultatet e gjeneruara nga AI në krye të disa pyetjeve të kërkimit këtë vit, me rezultate të përziera. Në maj, funksioni tërhoqi kritika për dhënien e përgjigjeve të çrregullta dhe të pasakta. Por, rezultatet që atëherë janë bërë më të mira.