Katër trupa janë sjellë në breg nga superjahti i fundosur në Siçili, ku në të ishte dhe i ashtuquajturi “Bill Gates Britanik”, Mike Lynch. Shefi i Mbrojtjes Civile ka konfirmuar se:
Dy trupa janë identifikuar si miliarderi britanik i teknologjisë, Mike Lynch dhe vajza e tij 18-vjeçare, Hannah.
Gjithashtu, “The Guardian” raporton se:
Është gjetur dhe trupi i fundit që mungonte, por identietet nuk janë zbuluar ende nga autoritetet italiane.
Një trup tjetër, ai i kuzhinierit të anijes, Recaldo Thomas ,u gjet të hënën.
Mike Lynch, milioneri i softuerit i zhdukur pas fundosjes së një superjahti në brigjet e Siçilisë, është një nga shembujt e paktë të një sipërmarrësi në Mbretërinë e Bashkuar që ka krijuar një kompani globale të teknologjisë. Më pak se tre muaj më parë, 59-vjeçari u lirua nga 15 akuza për mashtrim me të cilin ishte përballur në SHBA për blerjen prej 11.1 miliardë dollarësh të kompanisë së tij, Autonomy, nga gjiganti i Silicon Valley Heulett-Packard në 2011.
“Kam gjëra të ndryshme mjekësore që do ta kishin bërë shumë të vështirë mbijetesën”-tha Lynch për Sunday Times muajin e kaluar. “Nëse kjo do të kishte shkuar në rrugën e gabuar, do të ishte fundi i jetës siç e kam njohur në çdo kuptim.” Lindur në Irlandë, Lynch u rrit pranë Chelmsford në Essex, ku nëna e tij ishte një infermiere dhe babai i tij një zjarrfikës. Ai studioi fizikë, matematikë dhe biokimi në Universitetin e Kembrixhit, duke u specializuar përfundimisht në njohjen e modeleve adaptive.