Celebrities Magazine Pardon My French Showbiz

“Fundi ka rëndësi”, Kiara Tito i përgjigjet sulmeve gjatë “Big Brother VIP Albania”!

E ftuar në emisionin e sotëm të “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli dhe Lei Kraja ka qenë moderatorja e njohur dhe ish-banorja e shtëpisë së BBV2, Kiara Tito. Prej më shumë se një viti, ajo ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike dhe rrallë ka dhënë intervista, por këtë herë Kiara do të na zbulojë gjithçka.

Siç edhe e lartpërmendëm, ajo ka qenë pjesë e edicionit të dytë të “Big Brother VIP Albania”, eksperiencë e cila ishte një sukses mjaft i madh në jetën e saj profesionale dhe personale. Si ka ndryshuar jeta e saj pas pjesëmarrjes në këtë spektakël?

Për të thënë se sa e vështirë ka qenë besoj se nuk ka nevojë ta konfirmoj, sepse të gjithë e kanë parë. 

Ka qenë më e vështirë jetesa brenda apo jashtë shtëpisë?

Gjithçka, po ta përmbledhëshm ka patur vështirësitë. Atë periudhën e vrullshme të gjithçkaje. Të mbylljes brenda, të medias. Çdokush fliste për “Big Brother”, për ty, për jetën tënde. Kështu që patjetër ka qenë. Ama e them me plot bindje se është një eksperiencë që të vjen një herë në jetë dhe duhet bërë me patjetër.

Do ta kishte bërë edhe njëherë kërë rrugëtim?

Po. Domthënë i uroj të gjithëve të kalojnë një eksperiencë siç e kalova unë. Sepse fundi ka rëndësi, apo jo? Ja vlen të sakrifikosh, të durosh dhe të arrish fundin e lumtur siç unë e arrita. Personale mbi të gjitha.