Me kthimin në jetën shoqërore veçanërisht për njerëzit e vaksinuar, dyqanet e kozmetikës në SHBA kanë përjetuar një bum në shitjen e buzëkuqëve: mbi 34 milionë në fund të prillit. Sipas “CNN”, me relaksimin e masave kufizuese të pandemisë, e gjithë vëmendja duket se është rikthyer te buzëkuqi.
Dhe, sipas tendencave të reja, jo vetëm buzëkuqi është rikthyer, por edhe moda e ngjyrave të ndritshme, të tilla si portokalli, rozë, vjollcë, e purpurtë, të gjitha nuancat që kujtojnë gjithashtu nevojën për verën. Në fillim të pandemisë, në veçanti, me detyrimin për të mbajtur një maskë si brenda dhe jashtë, zgjedhjet e konsumatorëve ishin më të orientuara drejt përdorimit të make-up-eve për sytë sesa për buzët.
Pavarësisht se sa të lumtur ndihemi duke lënë pas një vit të vështirë e plot sfida, ka ende përmirësime për të bërë. Ne ju njohim me disa këshilla që do ju ndihmojnë të rregulloni marrëdhëniet e juaja sociale, dashurore, apo profesionale.
Bota nuk është siç ishte, por me pak ndihmë është e mundur të kthehesh përsëri në rutinën tënde të aktiviteteve normale dhe të nisësh të jetosh ashtu siç ti do.
Rikujtojmë, se natyraliteti ka qenë gjithmonë në trend. Sot shumë vajza kalojnë kaq shumë kohë duke u përpjekur të vendosin make up-in e tyre për t’u dukur sikur nuk kanë vendosur fare.
Por ndjekja e disa rregullave të bukurisë mund t’ju ndihmojë të dukeni bukur pa përdorur ndonjë produkt në fytyrën tuaj. Ja disa truke të thjeshta që do t’ju bëjnë të dukeni natyrale pa produkte të tjera kozmetike.