Sokol Cikalleshi, i cili sot njoftoi tërheqjen nga Kombëtarja, do të mbetet pjesë e historisë, sipas Jasir Asanit. Përmes një statusi në “Facebook”, Asani vlerëson Cikallleshin, që sipas tij ka dhënë gjithçka për fanellën kuqezi dhe i uron suksese në hapat e radhës.
“Ndihem i privilegjuar që kam patur fatin dhe mundësinë të mësoj nga ti, e jam po aq krenar që kam zbritur në fushë përkrah teje për të njëjtin qëllim, për kombin tonë.
Krahas vlerave që nuk diskutohen si futbollist, ti je një njeri i madh me vlera të jashtëzakonshme. Do mbetesh gjithnjë pjesë e historisë, në pjesën e artë të saj, si një legjendë, që ka dhënë gjithçka për fanellën kuqezi. Suksese në çdo hap të jetës në vijim Sokol Cikalleshi”.
View this post on Instagram
Një ditë pasi Silvinjo e la jashtë listës paraprake për Euro 2025, Cikalleshi njoftoi tërheqjen përfundimtare nga Kombëtarja. Ai shprehet krenar për përfaqësimin e fanellës kuqezi, ndërsa fundin e rrugëtimit e quan të bukur, ndonëse mënyrën e fundit nuk e zgjodhi vetë.