Celebrities Gossip

Fundi i një epoke, Conan O’Brien mbyll “show”-un e famshëm!

Moderatori i njohur amerikan, Conan O’Brien njoftoi se do i japi fund emisionit të tij “Late Night” në “TBS” në 24 qershor. Javët e fundit të shfaqjes do të përqendrohen te të ftuarit specialë, duke çuar në një episod të veçantë një-orësh që do të rikthehet në 11 vitet e fundit të Conan në “TBS”.

58 vjeçari do të drejtojë një shfaqje të re në “HBO Max”si dhe projekte të tjera për “WarnerMedia”. Kompania nuk përcaktoi një datë të fillimit të projektit. Conan përjetoi një ndryshim të madh në 2019, kur shfaqja kaloi nga një orë në një format gjysmë ore. Largimi i O’Brien do t’i lërë vend “Full Frontal me Samantha Bee” si shfaqjen e vetme të orëve të mbrëmjes në “TBS”.

O’Brien tha në një deklaratë në nëntor të 2020 se:

Në 1993 Johnny Carson më dha këshillën më të mirë të karrierës sime: “Sa më shpejt të jetë e mundur, shkoni në një platformë ‘streaming’. Jam i entuziazmuar që mund të vazhdoj të bëj çfarëdo që mund të bëj në “HBO Max”.

Zyrtari kryesor i “HBO” dhe “HBO Max”, Casey Bloys tha se:

Sensi unik i komedisë energjetike, e këndshme dhe ndonjëherë absurdiste e Conan ka magjepsur audiencën për gati tre dekada. Ne mezi presim të shohim se çfarë do të ëndërrojnë ai dhe pjesa tjetër e grupit të Conan për këtë format krejt të ri.

O’Brien do t’i japë fund “mbretërimit” të tij si drejtuesi i emisionit të njohur SHBA ku ka moderuar për shumë se 28 vjet. Ai e nisi karrierën e tij në vitin 1993 me emisionin “Late Night”. Në vitin 2009, “NBC” punësoi O’Brien për të zëvendësuar Jay Leno në “The Tonight Show”, por qëndrimi aty zgjati pak më shumë se 7 muaj.

Pas një ndërprerje të shkurtër nga televizioni, ai u kthye në nëntor të vitin 2020 në “TBS”. Në vitin 2018, O’Brien filloi me ‘podcastin’ e tij “Conan O’Brien Needs a Friend”. Gjatë drejtimit të tij në “TBS”, O’Brien lançoi edhe “Conan Without Borders” në të cilën ai dhe humori i tij unik ‘vizitojnë’ vendet në të gjithë botën.

“TBS” ndërkaq planifikon të vazhdojë transmetimin e specialeve të reja të “Conan Without Bonders” pasi Conan të përfundojë emisionin. O’Brien gjithashtu ka kompaninë e tij të prodhimit, “Conaco”, e cila prodhon komedinë “Adult Swim Final Space”. Kompania ka prodhuar gjithashtu “People of earth” të “TBS.”