E premtja u mbyll me komentet e Ledjanës në “Për’puthen” ku u shpreh se nuk dëshironte më që të kishte takime romantike me Mevlanin në ekran.
Ajo dëshironte që ta vazhdonte njohjen e saj jasht spektaklit duke kërkuar edhe lejen e produksionit. Megjithatë, duket se të vazhduarit e të qënit pjesë e “Për’puthen” po e irritonte akoma më shumë konkurrenten.
Siç konfirmoi edhe ditën e kaluar, Ledjana tha se nuk do të jetë më pjesë e emisionit duke mbyllur kështu edhe rrjetet sociale. Mevlani për herë të parë është gjendur i vetmuar në këtë ‘reality-show’ ku tha se nuk e priste që lidhja e tij të kishte një fund kaq të hidhur.
A mendoni se ky do të jetë fundi i marrëdhënies mes Ledjanës dhe Mevlanit?!