Lionel Messi fitoi edhe titullin që i mungonte karrierës së tij, atë më të çmuarin në karrierë, Kupën e Botës.
Në Katar, “pleshti” u kurorëzua edhe si lojtari më i mirë i turneut, ndërsa pas këtij suksesi janë të shumtë ata që mendojnë se tashmë është e kotë të debatosh se cili është më i miri i historisë.
Jamie Carragher, ish-lojtari i Anglisë publikoi një listë me renditjen e më të mirëve të historisë së tij teksa aty numri një ishte rezervuar pikërisht për Leo Messin.
Sipas Carragher, Maradona është i dyti në renditjen e tij ndërsa jashtë podium Cristiano Ronaldo që sipas ish-mbrojtësit mbetet në vend të katërt pas legjendës braziliane Pele.
#Messi
1: Messi
2: Maradona
3: Pele
4: Ronaldo
5: Zidane
— Jamie Carragher (@Carra23) December 18, 2022
Në të njëjtën linjë ishte edhe një tjetër ish-futbollist dhe legjendë e futbollit botëror, Bastian Schweinsteiger i cili në një reagim në Tëitter thekson se falë triumfit në Katar, Messi kurorëzoi karrierën e tij të shkëlqyer./ Super Sport