“Nga lugina romantike e Rhine-it deri te fjordet e Islandës dhe vendet e mrekullueshme arkeologjike të Shqipërisë, ne ju rekomandojmë destinacionet më të bukura për të zbuluar përmes një lundrimi në Europë” dhe sugjerimi vjen në një artikull të botuar gazetën e njohur franceze “Le Figaro” që ndër të tjera ndalet edhe në zbulimin e Shqipërisë.
Vizitoni Shqipërinë e fshehtë, një vend ende i ruajtur për t’u zbuluar dhe admiruar. Jetoni këtë eksperiencë unike në Shqipëri duke kaluar nëpër Greqi dhe Mal të Zi. Historia e saj karakterizohet nga aventura të shumta, që nga kolonitë greke të Ilirisë së lashtë e deri te osmanët. Vendet e saj të mrekullueshme arkeologjike dhe atmosfera e saj orientale në udhëkryqin e qytetërimeve emocionojnë çdo vizitor të saj.
Shqiptarët janë trashëgimtarë të ilirëve, vendosja e të cilëve në territorin e Republikës së Shqipërisë aktuale është dokumentuar që në antikitet. E vendosur në bashkimin e qytetërimeve të mëdha mesdhetare, Shqipëria ka përjetuar ndikime të shumta: greke, romake, bizantine, osmane, italiane, austro-hungareze…
Udhëtimi drejt Shqipërisë në një lundrim luksoz i lejon vizitorit të vlerësojë pasurinë historike mahnitëse të këtij vendi pothuajse të paprekur nga turizmi masiv. UNESCO e renditi rajonin e Liqenit të Ohrit si një vend të trashëgimisë botërore në vitin 1979. I ndërtuar në buzë të liqenit, qyteti me të njëjtin emër është një nga vendbanimet më të vjetra njerëzore në Europë.
Menjëherë pas rënies së regjimit totalitar të Enver Hoxhës në vitin 1991, zona e Butrintit, një vend i jashtëzakonshëm arkeologjik, gjithashtu u bë një vend i trashëgimisë botërore. Më pas, qendrat historike të Beratit dhe Gjirokastrës iu bashkuan listës prestigjioze, falë trashëgimisë së tyre të jashtëzakonshme arkitekturore që nga periudha osmane.
“Le Figaro” rendit pesë itineraret kryesore për të udhëtuar me kroçierë në Europë dhe padyshim që kryeson Shqipëria, me rekomandimin për zbulimin e vendit tonë. Sugjerimet përfshinë edhe të tjera shtete të Europës, si Spanja, Portugalia apo Moldavia. Listës nuk i mungojnë as të ashtuquajturat “thesare të Islandës”, të gjitha për t’u eksploruar.
Zbulimi i Shqipërisë
Lumi Rhine
Lundrimi nga Valencia, në Spanjë
Porto, në Portugali
Thesaret e Islandës
Lundrimi nga lumi Elba në Moldavi