Që kur filluan thashethemet e para, lidhja e Bora Zemanit dhe Donald Veshaj ka qenë mjaft e përfolur dhe e diskutuar. Fshehja, pohimi i lidhjes, ndarjet, ribashkimet kanë qenë kryetituj të mediave rozë. Mesa duket çifti po kalon një tjetër krizë pasi ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram dhe kanë fshirë çdo fotografi që kishin me së bashku në rrjete sociale.
Burime për “Prive” kanë bërë me dije se Bora dhe Donaldi nuk po kalojnë një periudhë shumë të mirë në lidhjen e tyre në çift. Përveç kësaj, ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin as në rrjetet sociale.
Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur konkretisht, por kujtojmë se përveç lidhjes së tyre ata të dy kanë qenë shumë të përfolur dhe për ecurinë e tyre në botën e televizionit, ku Bora prezanton që prej muajit Shtator emisionin “Për’puthen” ndërsa Donaldi emisonin “Binjakët Show” në bashkëprezantim me vëllain e tij, Romeo.