Celebrities Gossip

“Fshihuni nga demonët tuaj…”/ Si është gjendja e Tristan Thompson pas dramave të mëdha të jetës së tij?!

Tristan Thompson ka ndarë me ndjekësit e tij një mesazh të fshehtë pas skandalit të tij të fundit të çështjes së atësisë. Nëpërmejt një postimi në InstaStory në rrjetin e tij social Instagram, basketbollisti i njohur i “NBA” ka shkruar se:

Ndonjëherë nuk e kuptoni forcën tuaj derisa arrini të përballeni me dobësinë tuaj më të madhe. Fshihuni nga demonët tuaj dhe ata do të shkatërrojnë dalëngadalë potencialin tuaj. Përballuni me ta dhe ata potencialisht mund të bëhen pasuria juaj më e madhe.

Në muajin dhjetor, u publikua lajmi se një grua e quajtur Maralee Nichols paditi Thompson, për mbështetjen e fëmijëve dhe tarifat e tjera të lidhura me shtatzëninë, duke pretenduar se ajo kishte lindur fëmijën e tij. Lojtari i “Sacramento Kings” fillimisht kundërshtoi atësinë e foshnjës që lindi më 1 dhjetor por në fillim të këtij muaji, ai konfirmoi se fëmija është me të vërtetë i tij.

Sot, rezultatet e testit të atësisë zbulojnë se unë kam një fëmijë me Maralee Nichols. Unë marr përgjegjësinë e plotë për veprimet e mia. Tani që atësia është vendosur, pres me padurim ta rrisim djalin tonë. 

Gjatë asaj kohe, Thompson i kërkoi falje ishit të tij, Khloé Kardashian, me të cilën edhe kishte qenë i lidhur gjatë kohës kur pranoi se flinte me Nichols.

Khloé, ti nuk e meriton këtë. Nuk e meriton dhimbjen dhe poshtërimin që të kam shkaktuar. Ti nuk e meriton mënyrën se si të kam trajtuar gjatë viteve. Veprimet e mia sigurisht nuk janë në përputhje me mënyrën se si të shoh. Unë kam respektin dhe dashurinë maksimale për ty. Pavarësisht se çfarë mund të mendosh. Përsëri, më vjen shumë keq.

Përveç foshnjës së tij të sapolindur, Thompson ka edhe një vajzë 3-vjeçare me Khloé-n, e cila quhet True. Nga ana tjetër ka qenë ylli i “KUWTK” e cila ka bërë një deklaratë shumë të fortë në lidhje me ish-parnerin e saj. Biznesmenia amerikane, tani po fokusohet të ecë përpara me ndihmën e familjes dhe miqve të saj.