Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.
Gjithashtu dhe në koncerte, kimia e tij me fansat ndihet shumë e teksa në një nga më të fundit të gjithë kishin drejtuar telefonat e tyre nga artisti, në mes të performancës, teksa sheh veten te një prej telefonave, Ylli rregullon flokët e tij. Teka kjo video është postuar nga një faqe, e cila shkruan:”Fshati digjet, Yll Limani rregullon flokët”, krahas artisti ka shkruar në formë shakaje:
Duhet të dukem mirë
Teksa vetëm pak javë më parë, ai solli bashkëpunimin e tij me Dafina Zeqirin, ‘Kaje’ arriti të pëlqehet shumë nga publiku dhe të numërojë menjëherë miliona klikime në platformën YouTube. Dueti i dyshes ishte një këngë që i këndohet ‘zemrave të thyera’ e padyshim ka ‘goditur’ në emocionet e njerëzve.
Pak më vonë, artisti na tregoi se nuk ka të ndalur me projektet e reja muzikore, teksa ka ndarë një video ku na zbulon një pjesë nga kënga më e re që pritet të publikojë e ne mendojmë se mund të na ketë zbuluar edhe titullin e surprizës së tij që nuk e dimë për ju po ne na duket si një dedikim.