Nëse nuk e dinit, shegën e kanë quajtur “bomba e vjeshtës” dhe kjo për arsyen sepse është e mbushur me fibra dhe vitamine C. Një shegë mesatare përmban 72 kalori, 1.5 gram proteina, një gram yndyrë, 16 gram karbohidrate dhe 3.5 gram fibra. Ky frut është një antioksidant i fuqishëm. Acidi punik, që ajo përmban, ndihmon në trajtimin e obezitetit, diabetit dhe sindromës metabolike.
Aftësitë antioksiduese të lëngut të shegës rezultojnë edhe më të mëdha se ato të verës së kuqe. Studimet tregojnë se shega mund të parandalojë gjithashtu rritjen e qelizave kanceroze në prostatë, gji, mushkëri, zorrë dhe lëkurë. Ajo është sakaq shumë e shëndetshme për zemren, sepse antioksiduesit që ka, parandalojnë akumulimin e depozitave yndyrore rreth arterieve, ndërsa përmirëson nga ana tjetër koagulimin e gjakut.
Frutat janë një nga përbërësit më të mirë për t’u konsumuar. Përveç që janë të shijshme dhe të ëmbla, ato janë gjithashtu të mbushura me një gamë të gjerë të lëndëve ushqyese që janë thelbësore për shëndetin tonë në përgjithësi.
Meqenëse fruti punon si një shtresë mbrojtëse për farën, konsumimi i farës ka disa përfitime edhe për shëndetin tonë. Njihuni në këtë link me listën e farërave që duhet të përfshini në rutinën tuaj të të ngrënit për të qenë në shëndet të mirë fizik dhe mendor.
Ndërkaq, ju rikujtojmë se shalqiri gjithashtu është një nga frutat më të lëngshme e të shëndetshme për organizmin. Ai është jashtëzakonisht i pasur me vitamina, minerale dhe fibër. Përfitimet që njeriu merr nga shalqini janë të mëdha. Në këtë link mund të mësoni vlerat e mëdha të shalqirit dhe sigurohuni që të mos të mungojë më në tryezat tuaja.