Celebrities Gossip Showbiz

Fronin për bashkëpunimin më të klikuar të verës deri më tani e mban…

Melinda Ademi është padyshim një nga reperet më të komentuara dhe të pëlqyera të momentit. Këngët e saj sa provokuese aq edhe ‘të egra’ kanë arritur ta bëjnë Melindën një sensacion. E kaq shumë e pëlqyer nga ndjekësit padyshim që dhe vëmendja e dashuria e tyre ndaj saj është e madhe.

Gjatë këtij sezoni veror, bukuroshja ka publikuar tre bashkëpunime, me Skerdin, me Rina Balaj, një tjetër me reperin Bardhi. Kjo e fundit duket se ka arritur një super sukses duke u cilësuar si dueti numër një i verës, pasi është më i klikuari në muajt qershor dhe korrik në Shqipëri deri më tani. Këtë e kanë bërë me dije vetë artistët me anë të një Instastory.

E përpos karrierës edhe jeta private e bukuroshes ka një kuriozitet të madh për publikun. E së fundmi, ashtu siç di vetëm ajo të provokojë, ka ndarë me ndjekësit një video ku teksa tregon veten e saj, duket një dorë djali që e përkëdhel në pjesën e dekoltesë. Mos ndoshta Melinda sapo na e pranoi se është në një lidhje?