“Një orë me Frankën” njihet tanimë për temat inspiruese që trajton dhe mënyra të ndryshme se si ta shohim jetën pozitivisht. Një gjë që shpeshherë na pengon ta bëjmë këtë, është “përndjekja” e së shkuarës.
Gjithmonë na ndrydh dhe nuk na lejon të jemi të lirë në mendimet tona dhe atë çfarë bëjmë. Prandaj, Franka na tregon tre hapa se si të shpëtojmë nga ajo.
1. Duke e pranuar të shkuarën tonë!
Mos t’i bëjmë rezistencë apo mospranim. Të heqim fjalët “po sikur të kishte nodhur ndryshe”. Të përpiqesh mos të rifutesh në ngjarje të kaluara apo të mundohesh të gjesh pse-të.
Unë e pranoj situatën në të cilën ndodhem ashtu sikurse është dhe e di që pranimi më jep liri
2. Shkëputja, heqja dorë nga e shkuara
Përpiqu t’i thuash vetes çdo ditë:
Unë heq dorë nga çdo gjë që nuk është në linjë me qëllimin tim!
Zgjidh ta lëshosh nga duart atë që po të “mbyt”.
3. Merr nga universi
Gjithçka të keqe të së shkuarës që hodhe mbrapa krahëve, zëvëndësoje duke marrë bekime nga universi.
Unë jam i hapur për çdo të mirë, për çdo bollëk, jam i gatshëm të marrë bekimet e universit, sepse e meritoj.