Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Mbrëmjen e djeshma pas mbarimit të prime-t, banorët kanë qenë shumë të nervozuar e ndër debatet e të bërtiturat nuk kanë munguar edhe gjestet e papërmbajtshme. Françeksa teksa mbante një gotë vere në dorë, duke u shprehur me mllef ndaj fjalëve të Heidit për të, ka përplasur nga inati gotën në tokë, ku ciflat e saj janë shpërdarë dhe kanë prekur Julin, i cili fatmirësisht nuk u lëndua.
View this post on Instagram
Liami dhe Lidi janë dy banorët që do të shkojnë ‘kokë më kokë’ në televotim, rezultatet e të cilit do të dalin të shtunën. Gjashtë banorët që mundën t’i shpëtonin televotimit të sotëm janë Egla, Romeo, Meritoni, Jetmir, Erjola dhe Françeska.