Gossip Ndryshe Showbiz

Françeska Murati zbulon gjithcka mbi marrëdhënien e Princ Lekës me Blerta Celibashi!

Të ftuar në pjesën e dytë të emisionit “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro kanë qenë Ronaldo Sharka, Shqipe Hysenaj, Françeska Murati dhe Erjola Doçi. Ajo çka i bën të gjithë bashkë këto personazhe është rubrika “Pa Filtra” në emisionin “E Diell”. Të pathëna që nuk i dinim më parë për këto personazhe dhe disa deklarata të forta janë bërë në program…

Françeska Murati, ish banorja e “Big Brother VIP Albania 3” e ka zgjeruar së fundmi shoqërinë e saj edhe me familjen mbretërore në Shqipëri, ku shpesh ajo është parë e ftuar në festat e organizuara nga Princ Leka apo edhe ka ftuar ata në ditëlindjen e djalit të saj. Por ja çfarë ka zbuluar ajo për marrëdhënien e Princit dhe Blerta Celibashit, partneres së tij të re…

Nuk kam nevojë ta përkrah Blertën, ajo ka vlerat e veta. Është një super vajzë. Dhe kjo është një gjë e sinqertë. Ata janë aq të lumtur dhe duhen aq shumë sa njerëzit ta kuptojnë se sa shumë duhen dhe sa shumë kujdesen për njëri-tjetrin dhe sa shumë të lumtur që janë bashkë.