Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.
Ish-banorja e këtij edicioni Françeska Murati është nëna e një djali me emrin Charlie. Dajli i saj nuk ka qenë pjesë e surprizave gjatë qëndrimit të saj në “BBV3” për shkak se familja e saj jeton në Angli. Ditën e sotme Françeska ka postuar në Instastory një foto shumë të ëmbël me djalin e saj në krahë, ku shfaqen të dy të veshur me pizhama njësoj.
Pas përfundimit të këtij edicioni disa hatërmbetje mes banorëve ngelën brenda shtëpisë, disa vazhdojnë ende, disa të tjera u krijuan e disa ende nuk janë sqaruar. Ditën e sotme një postim i ish-banores, Roza Lati në Instastory ka tërhequr vëmendjen, pasi është kuptuar si një ‘thumb’ për ish-banoren tjetër Françeska Murati. Françeska ka qenë mjaft e komentuar dhe do të mbahet mend në “BBV3” për veshjet e saj të kushtueshme që arrinin shifrat e disa mijë eurove. Duket se mosmarrëveshjet me Rozës dhe Françeskës vazhdojnë ende.