Françeska Murati, ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, ishte e ftuar në studion e “Cherry on Top”, ku foli ndër të tjera ‘pa dorashka’ për të gjithë banorët. Ajo tha mendimet e saj për të gjithë ata, ku nuk kurseu as ‘thumbat’ për disa prej tyre. Zbuloni më shumë në këtë link…
Po ashtu Françeska tregoi disa të vërteta të lojës së saj brenda në shtëpi dhe raportet me disa nga banorët. Ajo tregon se shumë situata që i ndodhin banorëve të tjerë i përdorte për t’i nxjerrë keq të tjerët, ndërsa shpjegon se në të vërtetë nuk i interesonte.
Më kanë rënë në qafë, i kam rënë në qafë. Ka ndodhur shumë, më janë mbledhur aq shumë sa nuk di të them vetëm një. Më shumë Ilnisës dhe Meritonit, duke i akuzuar se është lidhje fallco. E mendoja pak, por edhe e ekzagjerova se nuk është se më interesonte. Por thashë që ky është një rast që do e shfrytëzoj. Kishte ardhur vëllai i Meritonit në shtëpi dhe kishte dhënë një fjali të vogël. E kapa atë frazë dhe e çova deri në fund lojën time.
Miss Londra sqaroi edhe komentet dyshuese të ndjekësve, të cilët akuzonin se merrte informacione nga produksioni.
Shihja çfarë ndodhte dhe i komentoja, kur dola jashtë më thonin që ‘mos ke pasur mik nga brenda’, ose ‘të ka treguar produksioni’, dhe betohesha që jo. Më bënte habi edhe mua.