Celebrities

Francesco Totti thyen heshtjen për ndarjen: Nuk tradhëtova i pari!

Në faqet e italianes “Corriere della Sera” vjen e vërteta e Francesco Totti-t për ndarjen nga Ilary Blasi. Ish-kapiteni i Romës këmbëngul se nuk ishte ai që tradhëtoi i pari, duke bërë të ditur se vjeshtën e kaluar, gjeti mesazhe kompromentuese në telefonin e bashkëshortes. Këto mesazhe i kërkonte pas sinjalizimeve të mëparshme për një lidhje jashtëmartesore të Ilary-t.

Për marrëdhënien me të fejuarën e re, Noemi Bocchi

Fillimisht shoqëroheshim si miq. Pas Vitit të Ri u kthye në histori, që u konsolidua në mars të këtij viti.

Sa i përket marrëdhënies me Ilary-n, Totti tregon:

Si çdo çift kemi patur ulje-ngritjet tona, më pas diçka u thye. Kriza e vërtetë shpërtheu mes muajve mars e prill të vitit të kaluar, por unë vuaja prej kohësh.

Sa për videot ku familja shfaqej e bashkuar në restorant, për t’i dhënë fund zërave që flisnin për ndarjen, ish-futbollisti pranon se tentuan të shpëtojnë martesën, por jo deri në fund.

Asnjëri nuk tentoi diçka më tepër. Le të themi që nuk ishte një përpjekje e madhe.

Në shtator të vitit të kaluar, nisën të më vinin zëra: shih se Ilary ka një tjetër. Madje, më shumë se një. Më dukej e pamundur, por gjeta mesazhet. Në 20 vite, asnjëherë nuk e kisha kontrolluar telefonin e saj dhe as ajo celularin tim. Por, kur më erdhën zëra nga njerëz të ndryshëm, te të cilët kam besim, fillova të dyshoj. I hodha një sy celularit e vura re që një person i tretë bënte ndërmjetësin mes Ilary-t e një tjetri.

Emrin nuk e them. Eshtë dikush plotësisht i ndryshëm nga unë, që i përket një bote shumë të largët me timen, për fat të mirë! U shokova. Jo vetëm për faktin që Ilary kishte një tjetër, por edhe për interesin e saj ndaj një personi të tillë.

Tani, fjala për avokatët

Kërkoja një marrëveshje, nuk doja të përfundoja dyerve të gjykatave. Ndaj mendova, fillimisht mendojmë për fëmijët, shtëpia të jetë për ta e ne të alternohemi, secili nga tre ditë. Nuk doja t’i shihja fëmijët me valixhe në dorë, por Ilary tha jo.

Pastaj, propozova të ndanim shtëpinë, që tek e fundit është e madhe, si dhe të merrja një tjetër, të gjithën për të. Por, nuk ka. Në shtëpi kërkon të qëndrojë vetëm Ilary dhe kaq!