Mesa duket çdo gjë ka mbetur pas dhe Francesco Totti ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij. Së fundmi ish-futbollisti është parë me partneren e tij më të re të quajtur Noemi Bocchi. Pas muajsh polemikash, intervistash, paparacësh, Noemi e cila ka qenë pranë tij që para një viti i kaluar është shfaqur hapur afër tij teksa kërcen me një fustan të zi ndërsa Francesco qëndron i ulur.
Më në fund, të lirshëm për të dalë publikisht dhe të lumtur, çifti i ri nuk ka asgjë për të fshehur. Rikujtojmë se seanca e parë në gjykatë mes Francesco-s dhe ish-bashkëshortes Ilary Blasi, pritet të mbahet sot. Blasi së fundmi ka nisur me kërkesat ekonomike ndaj ish-bashkëshortit dhe pretendon 20.000 euro në muaj për veten, ndërsa pret që Totti të firmosë edhe një çek prej 17.500 eurosh për mirëmbajtjen e fëmijëve.
Një kërkesë e cila është refuzuar nga përfaqësuesit ligjorë të Tottit teksa ky i fundit nuk ofron më shumë se 7.000 euro në muaj për fëmijët e tij. Duket se situata është e acaruar dhe Ilary e Totti vijojnë me akuzat ndaj njëri-tjetrit se cili tradhëtoi i pari, ndërsa rrugëzgjidhja e vetme duken dyert e gjykatave që do të ndajnë më pas edhe çështjet financiare mes të dyja palëve.
Sjellim në vëmendje se Totti në një intervistë të dhënë për mediat italiane sqaroi se gruaja e tij e kishte lënë vetëm dhe e kishte tradhtuar gjatë vitit 2021 kur ai ishte me COVID-19. Gjithashtu ai tha se kishte pasur shumë thashetheme se bashkëshortja e tij e tradhtonte prej kohësh, çka sipas tij u faktua nga mesazhet që iu gjetën në telefon. Në intervistën e gjatë për Corriere della Sera, Francesco Totti nuk foli vetëm për tradhtitë e pretenduara të Ilary Blasi, por edhe për paratë që prezantuesja i kishte vjedhur.