Sport

“France Football” reagon pasi Reali braktisi ceremoninë e “Topit të Artë”

Organizuesit e ceremonisë së “Topit të Artë”, France Football bën me dije  se nuk e kishte kuptuar vendimin e Real Madridit për të anuluar udhëtimin në Paris, ku do të mbahet mbrëmja gala e  ndarjes së çmimeve.

Pozicioni i Real Madridit është i pakuptueshëm”, shkruan gazeta “France Football”.

Kujtojmë që klubi i Los Blancos kishte planifikuar udhëtimin për në Paris rreth orës 15.00, por që është anuluar, pasi Reali ka marrë informacione se Vinicius nuk do jetë fituesi i trofeut prestigjioz individual.