Sport

Franca zbardh listën e plotë për ndeshjet e tetorit, hera e parë pa Grizman

Franca ka zbardhur listën e plotë të lojtarëve, që do jenë në grumbullim për ndeshjet e tetorit ndaj Izraelit dhe Belgjikës. Kjo është hera e parë pa Grizman, që është tërhequr nga përfaqësuesja.

Po ashtu një tjetër mungesë që bie në sy është e Kilian Mbape. Ky i fundit në fakt pritej, për shkak të dëmtimit që ka kaluar me Real Madrid.

Lista e Francës:

Portierë: Menjon, Samba, Areola

Mbrojtës: Klaus, Dinjë, U. Fofana, Teo Hernandez, Konate, Kounde, Saliba, Upamekano

Mesfushorë: Kamavinga, Fofana, Genduzi, Kone, Tçuameni, Zaire-Emeri

Sulmues: Barkola, Dembele, Kolo Mani, Nkunku, Olise, Turam