Bota

Franca ndalon aktivitetet në natyrë pasi ‘goditet’ nga vala më e madhe e të nxehtit prej vitit 1947!

Franca ka ndaluar aktivitetet në natyrë kur disa pjesë të vendit shënuan 40 gradë Celsius, pasi vala e të nxehtit rekord përfshiu Evropën me një numër spitalesh të tejmbushur mbi kapacitetin e tyre. Madje nxënësve të shkollave në zonat ‘e kuqe’ u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi.

Një valë e madhe e të nxehtit theu një sërë rekordesh ditën e djeshme në Francë, ku u ndaluan aktivitetet në natyrë, pasi vala e të nxehtit përfshiu të gjithë Evropën. Temperatura të tilla janë parë të arrihen rreth mesit të viteve ’30 në Spanjë dhe në Francë dje u arritën deri në 40 gradë në shumicën e zonave, teksa termometri shënoi 44 gradë Celsius në Montpellier dhe 46 gradë në Bilbao.

Ministri francez i shëndetësisë tha se ka parë gjithashtu spitale të mbushura mbi kapacitetet e tyre, duke u shprehur se kjo ishte vala më e madhe e të nxehtit e regjistruar ndonjëherë në 75 vitet e fundit. Në Gironde, në jugperëndim të Francës, aktivitete publike në natyrë janë ndaluar deri në përfundimin e valës së të nxehtit. Ndalohen gjithashtu ngjarjet e brendshme në ambiente pa ajër të kondicionuar, por festimet private, si dasmat, janë ende të lejuara.

Ndërkohë, nxënësve të shkollave në 12 zonat e “alarmit të kuq” iu tha të qëndronin në shtëpi dhe banorët e shtëpive të kujdesit publik u ndërruan nëpër dhoma me ajër të kondicionuar. Zyrtari lokal Fabienne Buccio tha për radion “France Bleu” se:

Të gjithë tani po përballen me një rrezik shëndetësor.

Në Spanjë, zjarret pyjore dogjën deri në 7,000 hektarë tokë në rajonin veriperëndimor të Sierra de la Culebra, duke detyruar rreth 200 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre. Këshilla e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez në Madrid, ka qenë:

Shmangni ekspozimin e tepërt në diell, hidratohuni dhe kujdesuni për më të rrezikuarit që të mos vuajnë nga goditja e nxehtësisë.