Bota

Franca dhe Italia rekomandojnë bashkatdhetarët që banojnë në Iran, të largohen nga vendi!

Franca rekomandon që bashkatdhetarët që banojnë në Iran “të largohen përkohësisht nga vendi”, duke vlerësuar se ekziston rreziku i mbylljes së hapësirës ajrore dhe aeroporteve iraniane në një kontekst tensioni shumë të lartë me Izraelin.

“Ftojmë edhe një herë bashkatdhetarët tanë të tregojnë kujdes maksimal në udhëtimet e tyre, të shmangin çdo grumbullim dhe të informohen për çdo mesazh nga ambasada franceze në Iran në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme franceze.

Parisi kishte ftuar tashmë bashkatdhetarët e tij që udhëtonin në Iran që të largoheshin nga vendi “sa më shpejt të jetë e mundur”.

”Nisur nga përkeqësimi i situatës, ftojmë italianët që qëndrojnë përkohësisht në Liban të mos udhëtojnë në jug të vendit dhe të kthehen sa më shpejt në Itali me fluturime komerciale.Ftojmë gjithashtu turistët italianë të mos udhëtojnë në Liban”, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Antonio Tajani në X.