Së fundmi policia ka ndërprerë xhirimet e videos muzikore të yllit të pop-it, Madonna me reperin domenikan Tokischa. Një burim tha se Madonna po xhironte këngën e saj të titulluar “Hung Over” dhe altoparlantët e makinave që luanin muzikë krijuan zhurmë që me sa duket shqetësoi fqinjët aty vërdallë. NYPD konfirmoi se afërsisht në orën 23:39 sipas kohës lokale një natë më parë, ata morën disa ankesa për zhurmën në vendin e xhirimit.
Një burim tjetër konfirmoi gjithashtu se Madonna, Tokischa, kërcimtarët dhe ekipi vazhduan me xhirimet diku tjetër brenda pas largimit të policisë. Ishte ideja e këngëtares për të xhiruar videon në Washington Heights të rrethuar nga kultura e rrënjëve domenikane të Tokischa, pasi kënga e tyre është pjesë e zhanrit “Dembow”, e cila është e njohur në vendin e Karaibeve. Ndërkaq, këngëtarja u shfaq në video me një parukë të gjatë portokalli, xhaketë jeshile neoni, pantallona të shkurtra dhe çizme deri tek gjuri.
Rikujtojmë, se romanca e përfolur e Madonna-s me modelin 23-vjeçar Andrew Darnell po komentohet gjithnjë e më shumë. Sipas Page Six, dyshja u panë duke u përqafuar teksa ndiqnin koncertin e muzikantit nigerian REMA në Irving Plaza të Nju Jorkut të premten. Ata dukeshin jashtëzakonisht komod me kokat e tyre të afruara së bashku, ndërsa i jepnin kamerës një vështrim joshës.
Risjellim në vëmendje se Madonna nuk u përmbajt ndërsa iu përgjigj 50 pyetjeve të fansave në lidhje me albumin e saj të ardhshëm, karrierën katër dekadash, kënaqësive dhe pendimeve më të mëdha. Në një video të re, të ngarkuar në kanalin e saj në YouTube së fundmi, ylli i pop-it kishte një përgjigje çuditërisht të sinqertë kur u pyet se me cilin vendim “kthen kokën prapa” dhe kupton se “nuk ishte ideja më e mirë”.