Celebrities Gossip

Fotot e tenistes legjendare me Snoop Dogg po bën xhiron e rrjetit!

Fotot e postuara nga Billie Jean King me Snoop Dogg po bëjnë xhiron e internetit. Tenistja legjendare dhe reperi u takuan në Paris me rastin e Lojërave Olimpike, në të cilat 52-vjeçari mori pjesë në stafetën e pishtarit.

Nëpërmjet Instagramit, 80-vjeçarja që ka shkruar historinë në tenis, ka postuar foto selfie që ka bërë me Dogg dhe në përshkrim ka treguar se çfarë kanë të përbashkët, shkruajnë mediat e huaja.

Kam takuar Snoop Dogg të pakrahasueshëm. Ne të dy u lindëm dhe u rritëm në Long Beach, Kaliforni dhe u diplomuam në shkollën e mesme Politeknike Long Beach. LBC përgjithmonë në zemrat tona

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Billie Jean King (@billiejeanking)

Reperi Snoop Dog, u shfaq së fundmi në provat olimpike të atletikës në Eugene, Oregon. I veshur me një kostum sportiv me ngjyrat e flamurit amerikan dhe me një fotografi të Kobe Bryant, Snoop Dogg u fut në një garë vrapimi 200 metra, kundër ish-medalistit olimpik, Ato Boldon, si dhe dy herë Kampionit të NCAA në 200 metra në natyrë, Wallace Spearmon.