Bota

Fotot e rralla! Si po shkatërrohet Titaniku në fund të oqeanit!

Një ekspeditë e re në fund të Oqeanit Atlantik tregon pamjet sesi rrënojat e Titanikut po shkatërrohen.

Humbja e parmakut, e përjetësuar nga personazhet Jack dhe Rose në skenën e famshme të filmit, u zbulua gjatë një sërë zhytjesh nga robotët nënujorë këtë verë. Imazhet që ata kapën tregojnë se si rrënojat po ndryshojnë pas më shumë se 100 vjetësh. Ekipi beson se pjesa e kangjellave, e cila është rreth 4.5 metra e gjatë, ka rënë në një moment në dy vitet e fundit.

Imazhet dhe një skanim dixhital nga një ekspeditë e vitit 2022 e kryer nga kompania e hartave në det të thellë Magellan dhe krijuesit e dokumentarëve Atlantic Productions tregojnë se kangjella ishte ende e lidhur. Por nuk është vetëm kjo pjesë e anijes, e cila po degradon. Po ashtu edhe struktura metalike po shkatërrohet nga mikrobet.

 

Ekipi ka njoftuar gjithashtu një zbulim tjetër të një artefakti që ata shpresonin ta gjenin edhe pse ishte kundër të gjitha gjasave. Në vitin 1986, një statujë bronzi e quajtur Diana e Versajës u pa dhe u fotografua nga Robert Ballard, i cili kishte gjetur rrënojat e Titanikut një vit më parë.

Por vendndodhja e saj nuk dihej dhe figura 60 cm e gjatë nuk u dokumentua sërish. Tani, megjithatë, është zbuluar i shtrirë me fytyrë lart në sediment në fushën e mbeturinave. Anija u mbyt në prill të vitit 1912 pasi goditi një ajsberg, duke rezultuar në humbjen e 1500 jetëve.