Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Fotot e para nga xhirimet e “Peaky Blinders”…

Ka mbërritur pamja e parë e vazhdimit të “Peaky Blinders”, me fotot e Cillian Murphy në xhirimet në Liverpool. Netflix ndau një foto të aktorit së bashku me krijuesin e “Peaky Blinders”, Steven Knight, në xhirimet e vazhdimit të shumëpritur të serialit të dashur. “Me urdhër të Peaky Blinders”-shkruhej në foto, “Tommy Shelby është kthyer. Cillian Murphy dhe Steven Knight janë ribashkuar në xhirime ndërsa nis zyrtarisht prodhimi i filmit të ardhshëm të Netflix”.

Siç është raportuar, ylli i “Saltburn” dhe “Banshees of Inisherin”, Barry Keoghan, do të shfaqet së bashku me Murphy në film, së bashku me yllin e “Dune”, Rebecca Ferguson dhe Tim Roth. Knight më parë e quajti atë “një kapitull shpërthyes në historinë e “Peaky Blinders”. Gjithashtu u tha se veprimi i filmit zhvillohet gjatë Luftës së Dytë Botërore. Seriali u zhvillua nga 2013 deri në 2022 dhe u vendos në Birmingham midis 1919 dhe 1934.

Cillian Murphy ka zbuluar së fundmi arsyen se pse u bë vegan në një intervistë të re. Aktori 47-vjeçar ka folur në podcastin “WTF With Marc Maron” dhe ka shpjeguar se prej 15 vitesh nuk ka prekur asnjë produkt shtazor. Megjithatë, kur vendosi të bënte një pauzë dhe të provonte një pjatë me mish dreri, ai tha se nuk ndihej më mirë dhe finalizoi vendimin e tij për t’u bërë vegan.

Nuk më mungon mishi, e kam ndaluar së ngrëni shumë kohë më parë. Pata një lloj ‘rikthimi’ dhe nuk u ndjeva më mirë, kështu që e ndalova përsëri.