Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë vënë re diçka të dyshimtë në kartolinën e fundvitit nga Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, Princi William dhe Kate Middleton. Të veshur bardh e zi, Duka dhe Dukesha qëndrojnë së bashku me fëmijët e tyre, Princ George, 10 vjeç, Princesha Charlotte, 8 vjeç dhe Princi Louis, 5 vjeç.
View this post on Instagram
Kate dhe Charlotte janë të dyja me xhinse sportive, ndërsa William, George dhe Louis janë të kombinuar me pantallona të errëta. William dhe Kate qëndrojnë rreth djemve të tyre, ndërsa Charlotte është ulur në karrige.
Por, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte Louis e konkretisht dora e tij. Komentuesit shkruajnë se gishti i mesit në dorën e tij “është zhdukur”. Menjëherë shpërthyen debatet në rrjet lidhur me dyshimet nëse fotoja është e edituar.
Ndërsa disa të tjerë shkruajnë se e gjitha lidhet me mënyrën si Louis po mban dorën, ndaj duket sikur gishti mungon.
Fansa të tjerë thonë se Charlotte nuk ka lidhëse në këpucët e saj. Edhe Princit Louis duket se i mungojnë lidhësit, por kjo mund të jetë thjesht një model i veçantë këpucësh.